ShowBiz
18 November 2026
"Me i puthë mundem edhe djemtë nuk është problem", Arlinda tregon se a ka pasur lidhje me ndonjë mashkull?

Një bisedë mes Anjezës dhe Arlindës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” ka vënë në qendër të vëmendjes jetën sentimentale të kësaj të fundit.

Gjatë diskutimit, Anjeza ka qenë kurioze të dijë nëse Arlinda kishte pasur ndonjëherë një lidhje dashurie me ndonjë djalë.

Përgjigjja e Arlindës ishte se nuk kishte pasur një lidhje të tillë, ndonëse ka treguar se kishte përjetuar momente afrimiteti dhe puthje me djem.

“Jo. Kam pasë puthje, po lidhje jo. Kam dashtë me provu për m’u kanë ma e sigurt në ndjenjën tem, që mos me thanë veç qishtu edhe s’ka. Po m’i puthë muj edhe djemtë, s’o problem”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se Arlinda ka deklaruar publikisht se është lesbike, ndërsa biseda me Anjezën ka sjellë edhe një tjetër detaj nga përvojat e saj personale, të cilat i ka ndarë me banorët brenda shtëpisë së BBVK-së.



Të ndryshme
Më shumë
Aktivistët nuk janë optimistë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’i përmbushin deri më 1 shkurt rekomandimet e UNESCO-s për Liqenin e Ohrit20 December 2025
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat30 September 2026
Pas 11 vitesh martesë, aktorja e njohur turke bëhet nënë për herë të parë21 October 2026