ShowBiz
18 November 2026
Arlinda Morina – Liki është në lidhje dashurie jashtë “BBVK”-së, e dashura e saj është një vajzë bukuroshe

Arlinda Morina, e njohur si Liki, është bërë një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo ka shprehur pëlqim për Norën, duke tërhequr vëmendjen me raportin mes tyre.

Ndërkohë, jashtë shtëpisë, Liki thuhet se është në një lidhje dashurie me një vajzë. Sipas informacioneve që kanë qarkulluar, dyshja kanë pasur një lidhje pothuajse publike prej disa kohësh.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një deklaratë të drejtpërdrejtë nga Arlinda lidhur me këtë raport. Jeta e saj sentimentale jashtë formatit mbetet një çështje për të cilën nuk ka dhënë shumë detaje publike.



Të ndryshme
Më shumë
“U kërkoj sinqerisht falje” – Labi u drejtohet Sarës dhe Bardhit pas komentit për martesën e tyre22 November 2026
Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën - kush do ta udhëheqë tani Izraelin?28 October 2026
Me iOS 14, Apple ridizajnon ekranin e iPhone22 June 2020