Nga Vendi
26 August 2020
Nga 1 gushti përplot 33mijë shtetas të Maqedonisë kanë udhëtuar në Shqipëri

Gjatë vikendit në vendkalimin kufitar në “Bllato”, kanë kaluar 2600 udhëtarë, që paraqet një numër rekord në periudhën e fundit, informon Zhurnal.

Në këtë vendkalim kufitar, hyrje dalje kanë realizuar 2591 udhëtarë me gjithsej 985 vetura. Sa i përket frekuencës në këtë muaj, numri i udhëtarëve nga 1 gushti e deri më 23 gusht kanë kaluar përmes këtij vendkalimi, është 33,304 udhëtarë dhe 15223 vetura.

Shtetasit e Maqedonisë në Shqipëri më së shumti udhëtojnë për pushime, para se gjithash në Shengjin.

Me ndërtimin e autostradës “Rruga e Arbrit” pritet frekuentim më i lartë i hyrjes dhe daljes, përshkak se largësia nga Dibra në Tiranë në vend 180, do ët zvogëlohet në 72 km./Zhurnal.mk



Të ndryshme
Më shumë
Ndalohen dy të rinj në Shkup, policia zbulon rreth 90 dërgesa pa dokumentacion23 June 2026
U gjet trupi i pajetë i 16-vjeçarit në liqenin e Prespës 4 August 2020
KSHZ: Pjesëmarrja e votuesve deri në ora 11:00 është 11 për qind15 July 2020