Nga Bota
26 August 2020
Fotoja e të moshuarës në lajmërimin e vdekjes bën xhiron e botës

Fotoja e mësipërme është një mënyrë e pazakontë për t’i dhënë lamtumirën e fundit një të dashuri. Ajo është fotografuar në Rimini të Italisë. E moshuara me gishtin e mesit është Irma Filomena Nanni, e cila ndërroi jetë në moshën 84 vjeçar.

Fotoja është vendosur nga nipërit dhe mbesat e saj. Fëmijët Daniela, Monica, Luigi dhe Valter, nipërit e mbesat Yuri, Nadia, Nadir dhe Naser kanë njoftuar me keqardhje ndarjen e saj nga jeta ndërsa kanë sqaruar për mediat edhe arsyet e përzgjedhjes së kësaj fotoje.

“Ne e zgjodhëm këtë foto sepse nëna ishte e tillë. Një grua e shkëlqyer e lindur në periudhën e gabuar për mendjen e saj” – thanë ata.

E moshuara ndërroi jetë në 18 gusht dhe funerali u mbajt në formë laike në 20 gusht në varrezat e San Maria në Cerreto. Nëse dikush po pyet nëse e njëjta foto e posterit do të përdoret gjithashtu për gurin e varrit, përgjigja, thonë që familjarët është “Sigurisht që PO!” ©LAPSI.al



Të ndryshme
Më shumë
Avion amerikan rrëzohet në jug të Iranit, një anëtar i ekuipazhit ende i zhdukur 4 April 2026
LSDM: “Ndalimi i Grubit ishte teatër politik për të mbuluar skandalet e qeverisë”23 February 2026
Rama paralajmëron rezolutë në Kuvend për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit13 March 2026