Nga Vendi
19 November 2026
MPB: Zgjidhet problemi me sigurimin shëndetësor të punonjësve tanë

Problemi me sigurimin shëndetësor të të punësuarve në Ministrinë e Brendshme është tejkaluar dhe të gjithë të punësuarit kanë përsëri sigurim shëndetësor, njofton Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

"Pas aktiviteteve të ndërmarra dhe koordinimit me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, problemi është tejkaluar me sukses, me ç’rast të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Brendshme janë përsëri të pajisur me sigurim shëndetësor", theksojnë nga MPB.

Ministria thotë se mbetet e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e punonjësve të saj, si dhe për të siguruar ushtrimin e papenguar të të gjitha të drejtave të punësimit.



Të ndryshme
Më shumë
Protestat në Serbi, 43 policë të lënduar 8 July 2020
Alarm për sigurinë e gazetarit Elton Tozaj, çka ka ndodhur me të?12 November 2026
Goditje e re për xhepat e qytetarëve në Zvicër: Tarifat e sigurimit shëndetësor shtrenjëtohen sërish29 September 2026