ShowBiz
20 November 2026
"Portokallia, gënjeshtër shumë e madhe", Drilon Hoxha: Më kanë prerë në besë!

Aktori dhe regjisori Drilon Hoxha ka folur për eksperiencat e tij në botën e aktrimit dhe regjisurës, si dhe për jetën private e familjare, gjatë një interviste në emisionin “Me Nder Jush” në Median Andale.

I pyetur nëse do të rikthehej në emisione humori si “Portokalli”, Hoxha u përgjigj prerë se nuk do ta bënte kurrë këtë hap. Ai tregoi se në fillim pjesëmarrja në këtë format kishte qenë një ëndërr për të, por më vonë ishte zhgënjyer, duke e cilësuar përvojën si një gënjeshtër të madhe.

Deklarata e tij rikthen në vëmendje eksperiencat e aktorit në fillimet e karrierës dhe arsyet që e kanë bërë të mos e konsiderojë më një rikthim në formatet e humorit.



Të ndryshme
Më shumë
E përfshirë në videot, del mesazhi i vjetër i Blerina Matrakut për gruan e Adrian Hilës 8 October 2026
Britania mund ta ndalojë: Ç’është oksidi i azotit, gazi që të bën të qeshesh? 3 September 2021
Alarm për bomba në shkollat e Tetovës, nxënësit evakuohen, Policia në terren24 February 2026