ShowBiz
20 November 2026
“A e njeh Ukin?”, Jona përballet me pyetjen virale, banorët nuk e dinë ende se për çfarë bëhej fjalë

Gjatë darkës së të nominuarve në Big Brother VIP Kosova, Jona është përballur me një nga pyetjet më virale të momentit: “A e njeh Ukin?”.

Banorja ka deklaruar se nuk e njeh asnjë person me këtë emër, duke menduar se shprehja është kthyer në meme pas spektaklit.

“Nuk e di kush është Uki, më duket që është bërë meme ky send. Kush është Uki? Më duket se është një thënie që e ka thënë ajo çika që ka qenë në ekran e pa u përmendur dhe është bërë virale, sepse edhe Resuli e pat përmendur. Nuk e njoh Ukin si person”, është shprehur Jona.

Megjithatë, banorët nuk janë mjaftuar me këtë përgjigje dhe kanë insistuar të dinë nëse Uki është dikush nga e kaluara e saj.

Jona ka këmbëngulur se nuk njeh një person, por hamendësoi se është një shprehje.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski uron 22 Nëntorin: Komuniteti shqiptar, me gjuhën, kulturën dhe vlerat e tij, është pjesë thelbësore e shtetit tonë22 November 2025
Rihanna mbërriti në sfilatën e modës me një milion dollarë rreth kyçit të këmbës, shihni detajet30 September 2026
E bukura Bleona Qereti shkëlqen në fustan të zi 8 September 2021