ShowBiz
21 November 2026
Vesa dhe Big Basta zbulojnë planet për një fëmijë të dytë: Duam t’i japim Liamit një motër ose vëlla

Vesa dhe Big Basta kanë folur hapur për jetën e tyre në çift, duke prekur si thashethemet që kanë qarkulluar për marrëdhënien e tyre, ashtu edhe mundësinë për t'u bërë prindër për herë të dytë.

Gjatë bisedës, Luizi e pyeti Big Bastën nëse e kishte menduar ardhjen në jetë të një tjetër fëmije. Artisti pranoi se kjo është një dëshirë që ekziston, por theksoi se gjithçka mbetet në dorë të Zotit.

Të njëjtën dëshirë shprehu edhe Vesa, e cila tregoi se ajo dhe Geri do të donin që djali i tyre, Liami, të kishte një motër ose vëlla.

“Realisht, edhe unë edhe Geri i duam shumë fëmijët. Është bekim dhe kemi qejf që Liamit t’ia bëjmë një motër ose vëlla, por edhe largësia dhe eksperienca që patëm kur ishim jashtë, çdo gjë ndikoi”, u shpreh ajo.

Vesa la të kuptohet se për një periudhë ata e kishin menduar familjen vetëm me Liamin, por dëshira për ta zgjeruar atë mbetet. Kështu, përmes kësaj bisede, çifti iu përgjigj aludimeve për ndarje, ndërsa zbuloi se një tjetër fëmijë është një dëshirë që e kanë diskutuar së bashku.

Vesa dhe Big Basta kanë folur hapur për marrëdhënien e tyre, thashethemet për një ndarje të mundshme dhe planet për të zgjeruar familjen.



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti nga Tearca: Më 19 Tetor #BASHKË për Dinjitetin Shqiptar26 September 2025
Mësuesja boton foton e maturës me Musaenin dhe shkruan një elegji: Sa zemra trishtove, kalove pandeminë, por plumbin se mashtrove…29 June 2021
Albin Kurti i përgjigjet ambasadorit amerikan që tha se Asociacioni duhet të formohet17 June 2021