ShowBiz
21 November 2026
Saimir Korreshi vë në siklet Luiz Ejllin në emision, shfaqet fotoja e Jozefina Topallit: Këtë e njeh mirë ti

Një lojë e zhvilluar këtë mbrëmje në emisionin “Live me Luizin”, ku i ftuar ishte deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka vënë disi në siklet moderatorin Luiz Ejlli.

Loja konsistonte në disa fotografi politikanësh, të cilat Ejlli i mbante pranë ballit pa i parë, ndërsa Korreshi duhej t’i jepte indicie pa përmendur emrin, në mënyrë që a

i të gjente personazhin në foto.

Situata u bë më pikante kur në një prej fotografive u shfaq Jozefina Topalli, nëna e ish-partneres së Luiz Ejllit.

Korreshi i dha disa indicie, duke i thënë se personazhin në fjalë e njihte mirë dhe se kishte qenë edhe kryetare.

“ Këtë e njeh mirë ti, të them të drejtën, Luiz. E njeh mirë, e kemi pasur kryetare…”, tha Korreshi.

“Ti do të ma fusësh mua? Ajo që mendoj unë është? Arta Dade?”, pyeti Ejlli, duke qeshur.

“Po, po”, iu përgjigj Korreshi.

“Jozefina?”, tha më pas Luizi, duke e gjetur personazhin në foto.

“Po”, konfirmoi deputeti i PD-së.

“Po e ndaj veç këtë”, u shpreh Ejlli.



Të ndryshme
Më shumë
Edi Rama në ndejën e shqiptarëve në New York: Joe Biden e tradhtoi Hashim Thaçin25 September 2026
Atentati i 17 janarit 1982 në Gjermani: Ekzekutimi politik i Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës17 January 2026
?Kosovë, 4 viktima dhe 55 raste të reja me COVID-1914 September 2020