Nga Vendi
22 November 2026
Më pak pritje në kufi, Rama dhe Mickoski promovojnë sistemin “One Stop Shop” në Qafë Thanë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, morën pjesë në promovimin e sistemit të integruar kufitar „One Stop Shop në Qafë Thanë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se kjo nismë afron vendet edhe më shumë, sidomos në forcimin dhe zhvillimin e turizmit.

"Jam i nderuar që jam sot këtu bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ju uroj bashkëqytetarëve shqiptarë Ditën e Alfabetit. Po fillon një bashkëpunim i ri ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, duke vendosur sistemin One Stop Shop. Përmes kësaj nisme po përforcojmë lidhjen tonë, për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe zhvillimin e turizmit", tha Mickoski.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ky sistem pritet të zbatohet edhe në pikat e tjera kufitare.

"Ky është një vendim na afron dhe bashkon më shumë. Kjo metodë ul kontrollet dhe fillon zbatimi i idesë beso-kontrollo, drejt një Europe pa kufi. Tashmë jemi në një projekt të përbashkët me Maqedoninë siç është dhe korridori 8, prandaj do të vazhdojmë dhe me pikat e tjera për ta zbatuar këtë system", tha Rama. 



Të ndryshme
Më shumë
Kurti: Kosova humbi mbi 40 milionë euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend26 September 2026
Grabiten rreth një milion euro në një shtëpi në Shkup 5 July 2020
Fshati Dobrosht, vatër e re e koronavirusit në Tetovë22 June 2020