Nga Rajoni
27 August 2020
Shqipëri-Rekord të shëruarish në 24 orët e fundit, situata në spitalet COVID

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4791 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 (dje ishin 164), 14 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes./ Opinion.al



Të ndryshme
Më shumë
Rama: Nga prilli përgjysmohet tatimi për pagat deri në 50 mijë lekë18 March 2022
Nora Istrefi, Kaci Lleshi dhe Arjola Demiri morën pjesë në protestën për Arlinda Zekajn28 October 2026
Adelina Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime, kthjellohu! 7 October 2026