ShowBiz
22 November 2026
"Unë nuk jam dobësia jote mam", Edita shpërthen në lot pasi djali i dërgon dron në shtëpinë e BBVK 5

Një moment tejet emocionues është përjetuar në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, ku Edita ka marrë një surprizë të veçantë nga djali i saj.

Bëhet fjalë për një dron që mbante një mesazh prekës, përmes të cilit i biri i kishte shprehur dashurinë dhe mbështetjen, duke i dhënë forcë për të vazhduar garën.

“Unë nuk jam dobësia jote, mam. Unë jam forca jote. E ti veç vazhdo e fortë për mua. Të dua shumë, Akini”, thuhej në mesazhin që e përloti Editën, transmeton Klankosova.tv.

E prekur nga fjalët e të birit, ajo nuk arriti t'i mbante lotët, ndërsa pas këtij momenti emocional mori përqafime dhe ngushëllime nga Anjeza dhe Sharri, si dhe nga banorët e tjerë të shtëpisë.

Surpriza nga djali i saj u shndërrua në një nga momentet më të ndjera të përjetuara nga Edita gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Arbana Osmani ‘kapet keq’ përsëri me ndjekësen pas kritikave 8 July 2021
Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vjet burgim16 September 2026
Caktohet seanca konstituive, 4 gusht ora 12:0029 July 2020