ShowBiz
22 November 2026
Anjeza flet për lidhjen jashtë shtëpisë së BBVK: Rrezikoj të më lërë i dashuri, por nuk çmendem

Anjeza ka bërë një deklaratë interesante lidhur me jetën e saj sentimentale gjatë një bisede me Sharrin dhe Nichin në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.

Teksa po qëndronin së bashku, banorja iu drejtua Nichit, duke folur për lidhjen e saj jashtë shtëpisë dhe mundësinë që partneri i saj të mos e presë deri në përfundim të aventurës në këtë format.

“Unë rrezikoj me m’lanë frajeri edhe s’trahnohna… S’muj mu tranu unë…”, u shpreh Anjeza.

Deklarata e saj ka lënë të kuptohet se banorja është e vetëdijshme për pasojat që mund të ketë pjesëmarrja e saj në këtë reality show në raportin me partnerin, por nuk duket se kjo mundësi po e shqetëson deri në atë pikë sa të ndikojë në qëndrimin e saj në shtëpi.

Mbetet të shihet nëse Anjeza do të ndajë detaje të tjera për lidhjen e saj gjatë ditëve në vijim në “Big Brother VIP Kosova 5”. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Copernicus: Gushti i vitit 2026 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë10 September 2026
Kryeprokurorja me akuza ndaj Thaçit në Hagë: Ka tentuar ta pengojë procesin... 10 September 2026
Përplasen Vuçiqi dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian17 June 2021