Nga Vendi
24 June 2020
Shkup, 12-vjeçari plagoset pas goditjeve me mjet të mprehtë

Një fëmijë i moshës 12 vjeçare është therur me një mjet të mprehtë në pazarin e gjelbër në Shkup, njoftojnë nga MPB.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 20:00. Në polici është raportuar se 12-vjeçari është gjetur me plagë në pjesën e shpinës, të shkaktuara nga goditjet me një mjet të mprehtë nga një person i panjohur.

I mituri është dërguar në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” ku mjekët kanë konstatuar plagë në trupin e 12 vjeçarit.

MPB njofton se po merren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit..



Të ndryshme
Më shumë
Melania Trump mirëpret pemën zyrtare të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë24 November 2026
“Oh gërrnaqa… qitash ka lezet Kosova”, Gjira thotë se vendlindja po ua sheh ‘hajrin’ gurbetqarëve28 September 2021
Xhaferi si mandatar: Pranoj mandatin me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë28 January 2024