Nga Vendi
27 August 2020
OBRM-PDUKM heq dorë nga nënkryetari i Kuvendit

Sekretari i Përgjithshëm i partisë opozitare maqedoanse, Igor Janushev thotë se partia e tij nuk do të propozojë nënkryetar Kuvendi duke theksuar se është shpenzim i panevojshëm të cilin e paguajnë qytetarët.

 

“Publikisht thamë nga foltorja e Kuvendit se është shumë dhe se është shpenzim i panevojshëm. Në të kaluarën s’ka qenë kështu, ndërsa shpenzimet i paguajnë qytearët”, tha Janushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen nëse partia e tij do të merr pjesë kur do të diskutohet për përbërjen e re qeveritare, Janushev deklaroi se do të kundërshtojnë politikat jo të mira që po i zbaton LSDM dhe Zaev dhe se kuadrot që janë ofruar janë të vjetra dhe të harxhauara./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zyrtari izraelit kontrollon sallën e OKB-së, merr shënime se kush bojkotoi fjalimin e Netanyahut25 September 2026
Ndryshojnë rregullat në pikëpagesa, korsitë M Tag vetëm për përdoruesit e pajisjes elektronike20 June 2026
Kjo deklaratë e Atdheut po merret nga të gjithë sikur është për Bora Zemanin: “Më mungon shumë …” 8 September 2021