Nga Vendi
23 November 2026
Sulejmani, BDI-së: Rezultatet nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa të tjera në pritje

Zv. ministri i Arsimit, Driton Sulejmani, i është përgjigjur reagimit të BDI-së për akuzat përfaqësimin e ulët të nxënësve shqiptarë në ndarjen e bursave për vitin shkollor 2026/2027.

Ai thotë se bursat ndahen sipas kritereve të përcaktuara dhe jo mbi baza etnike apo politike.

Sulejmani thekson se deri më tani janë publikuar rezultatet për katër kategori, ndërsa pritet të shpallen edhe 2.470 bursa të tjera për mbështetje sociale dhe nxënësit në paralele duale.

“Pikërisht në këto dy kategori, interesimi i nxënësve shqiptarë ka qenë dukshëm më i madh. Prandaj, çdo analizë për përfaqësimin e nxënësve shqiptarë duhet të marrë parasysh numrin e aplikimeve, plotësimin e kritereve dhe rezultatet në të gjitha kategoritë, e jo vetëm një pjesë të tyre”, deklaroi Sulejmani.

Ai shtoi se është i hapur për publikimin e të dhënave mbi numrin e aplikimeve, kriteret dhe rezultatet e pikëzimit, duke respektuar mbrojtjen e të dhënave personale.

 

“Nuk mund të nxirren përfundime për një proces të tërë përderisa rezultatet e të gjitha kategorive ende nuk janë publikuar”, theksoi zëvendësministri./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Aksiident i rënd në Shkup, lëndohen nënë e birë nga rrokullisja e veturës 28 August 2020
Gjiganti turk nis bisedimet me Baselin për Xhakën29 June 2020
Zaev: Përdorimi i emrit Maqedonia e V. është antikushtetuese 2 September 2021