Nga Vendi
23 November 2026
Themelohet Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve, sulmet ndaj tyre barazohen me ato ndaj zyrtarëve

Kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Iskra Haxhi sot njoftoi se është themeluar Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve

Iskra Haxhi Vasileva theksoi rëndësinë e mbrojtjes institucionale dhe zbatimit të ligjit, duke nënvizuar se ndryshimet në Kodin Penal kanë forcuar pozitën juridike të gazetarëve.

"Jam këtu në emër të kryeprokurorit Nenad Saveski, cili është në udhëtim zyrtar dhe nuk mundi të merr pjesë, por sinqerisht e përshëndet iniciativën për themelimin e këtij Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Sot formimi i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve në Prokurorinë Publike do të marrë pjesë me përfaqësuesin e vet, e shikoj si një pikë të rëndësishme referimi. Liria e fjalës është standardi më i lartë që institucionet duhet ta mbrojnë", tha Iska Haxhi.

Ajo tha se ato të cilët do të tentojnë të pengojnë fjalën e lirë duhet të dënohen.

"Me ndryshimet në Kodin Penal, sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave në lidhje me detyrat e tyre të punës janë barazuar praktikisht me sulmet ndaj zyrtarëve publikë", tha Haxhi./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Nënë e bijë gjenden të pajeta në shtëpi, u vetëflijuan se besonin te ringjallja 2 July 2020
Jovevski: Materialet e ADN-së nesër do t’u dorëzohen Prokurorisë bullgare26 November 2021
Vizitorët e huaj në Maqedoni më shumë ankohen për infrastrukturën rrugore dhe higjienën në vendet publike27 July 2020