ShowBiz
24 November 2026
Një vit pa Shpat Kasapin - familja organizon një mbrëmje përkujtimore në nder të artistit

Familja e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka bërë të ditur se do të organizojë një mbrëmje përkujtimore në nder të tij, ku do të kujtohet jeta dhe vepra artistike e artistit.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, familja Kasapi ka ftuar të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar këngëtarin që t'u bashkohen në këtë organizim.

Sipas njoftimit, përkujtimi do të mbahet të dielën, më 29 nëntor, duke filluar nga ora 18:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

“Ju njoftojmë se të dielën, më 29 Nëntor, në orën 18.00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, e përkujtojmë Shpatin dhe veprën e tij artistike”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ky organizim vjen në shenjë kujtimi për artistin, i cili ndërroi jetë më 26 nëntor 2025, në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas një karrierë muzikore dhe shumë këngë të dashura për publikun.

Sipas raportimeve ai kishte pësuar një arrest kardiak, ndonëse ndodhej asokohe në Itali.

I njëjti ka lënë pas bashkëshorten Selvijen dhe djalin e tyre, Roel. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut16 June 2025
Anita për Ramushin: Kur ka ditë të më zgjedhë mua, patjetër që veshjen e 'çan' 8 October 2026
10 euro për të hyrë në Prishtinë: Komuna propozon taksë të re për automjetet e jashtme31 May 2026