Nga Vendi
24 November 2026
Taravari: Nuk kam kundërkandidat, nëse unë largohem krijohet depresion në anëtarësinë e ASh-së

Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nuk e mohon se e ka menduar largimin e tij nga posti i partisë, por sipas tij, kryesia e ngushtë e partisë janë “pro” që ai të vazhdojë të udhëheqë me partinë.

Në Click Plus Taravari vlerësoi se 10 vjet mjaftojnë për një individ që të jetë aktiv në politik.

“Nuk ka pas dyshime brenda partisë se a e drejtoj unë apo jo, por ka pas dyshime dhe dilema te unë. Këtë e kam hapur në Kryesinë e ngushtë të partisë. Jo që nuk jam i sigurt, por mendoj se çdo politikan ka një afat kur duhet të jetë aktiv. Këtë e kam thënë edhe publikisht se 10 vjet për një politikan, është mjaftë”, tha Taravari.

Më tej zbuloi se nuk ka kundërkandidat për postin e kryetarit të ASH-së, por Taravari shton se nëse do të largohej 6 muaj para zgjedhjeve, kjo do të krijojnë depresion mes anëtarëve të partisë.

“Por me sa e shoh, unë nuk kam kundërkandidat, por edhe nëse del, është mirë. Unë mendoj për opsionin B, që nëse nuk kandidoj, mendoj se duhet të kemi një person konsesual të cilin duhet ta përkrahim të gjithë. Këtu e kam shqetësimin kryesor. Se nëse kemi zgjedhje për 6 muaj, nuk është mirë dhe e shëndetshme për partinë që tërhiqesh dhe ajo krijon një farë depresioni në anëtarësi. Sepse nëse zgjidhet kryetari i ri, atij i duhet 1-2-3 vjet për ta konsoliduar anëtarësinë”, tha Taravari./TV21/



Të ndryshme
Më shumë
Shkupi i bashkohet Prishtinës me thirrjen: Liri për çlirimtarët27 September 2026
Anita Haradinaj kritikon Qeverinë: Pse nuk u mblodhën prova për një aktakuzë ndaj Serbisë?18 September 2026
Xhaferi si mandatar: Pranoj mandatin me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë28 January 2024