Nga Rajoni
28 August 2020
Greqia vjen deri në Vlorë, prezanton hartën e re të detit

Ministri i Jashtëm i greqisë Nikos Dendias ia parashtroi sot projektligjin grek për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, Sekretarit të NATO-s Stoltenberg dhe ministrave të Jashtëm të mbledhur në Berlin.

Dendias u tha gazetarëve se për këtë vendim ka njoftuar zyrtarisht Bashkimin Europian dhe Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Kjo çështje ishte në fokus të bisedimeve në Berlin, sipas tij.

 

Dendias tha se Greqia në këtë mënyrë do të ushtrojë një ‘të drejtë sovraniteti të patjetërsueshme’ në përputhje me nenin 3 të Konventës për Ligjin e Detit si dhe aplikimin e vijës mesatare, ku distanca midis dy brigjeve është më pak se 24 milje.

Marrëveshjet e fundit për ndarjen e kufijve detarë të Greqisë me Egjiptin dhe me Italinë u miratuan sot nga parlamenti grek. Për Dendias, këto marrëveshje kanë rëndësi të madhe historike dhe politike.

Dendias pritet të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për të komunikuar me autoritetet shqiptare për ndarjen e kufirit detar. /Klan+

 



Të ndryshme
Më shumë
Një çift shqiptar u gjet në valixhe, tronditin italianët: Nusja i vrau se ishte shtatzënë me një tjetër 1 September 2021
Reagon Çun Lajçi pas festës në Skenderaj: Nuk e kisha me besua se një Drenicë ka me iu gëzua humbjes së djalit t’Hamëz Jasharit18 October 2021
Irani përpiqet të rikthejë kapacitetet raketore pas sulmeve, SHBA raporton mijëra objektiva të goditura 4 April 2026