ShowBiz
25 November 2026
Valdeti dhe Valdrina, çifti shijojnë bashkëjetesën në BBVK 5

Çifti Valdet dhe Valdrina kanë shijuar disa momente relaksi së bashku në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.

Dyshja kanë kaluar kohë larg pjesës tjetër të banorëve, duke shijuar një vaskë të ngrohtë me shkumë dhe duke krijuar disa momente intime në ambientet e shtëpisë më të famshme në vend.

Valdrina iu bashkua bashkëshortit të saj, Valdetit, në këtë aventurë televizive të hënën, pasi ai deri në atë moment kishte vazhduar garën i vetëm.

Tashmë, çifti i njohur për aktivitetin e tyre në rrjetet sociale do të përballet së bashku me sfidat dhe dinamikat e lojës, pasi në “Big Brother VIP Kosova 5” ata konsiderohen si një konkurrent i vetëm. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
A është martuar në fshehtësi Lule Mustafa? Kjo është e vërteta…18 November 2026
“Hej botë, të intereson se çfarë ndodh këtu?”, letra prekëse e studentes afgane pas pushtimit nga talibanët23 August 2021
Shaip Kamberi kërkon garanci për shqiptarët para bashkëpunimit me Listën Studentore: S’na joshin postet qeveritare29 October 2026