ShowBiz
26 November 2026
E papritur, Fuego dhe Nichi futen të dy në banjo

Një situatë që ka tërhequr vëmendjen e publikut ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Fuego dhe Nichi janë futur të dy njëkohësisht në banjo.

Veprimi i tyre rikthen në vëmendje raste të ngjashme nga edicionet e mëparshme të këtij formati, kur banorët që kishin hyrë së bashku në banjo ishin përballur me penalizime nga produksioni.

Hyrja e njëkohshme e dy banorëve në këtë ambient është një veprim që në të kaluarën nuk ka kaluar pa u vënë re dhe ka nxitur reagime, pasi rregullat e formatit kërkojnë respektimin e privatësisë dhe kufizimeve të përcaktuara nga produksioni.

 

Foto: Instagram

Tashmë, mbetet të shihet nëse Fuego dhe Nichi do të përballen me të njëjtën masë ndëshkuese, ashtu siç ka ndodhur në edicionet e kaluara, apo produksioni do të vendosë të mos marrë masa ndaj tyre.

Veprimi i tyre ka rikthyer në diskutim një situatë që duket se po përsëritet nga një edicion në tjetrin.

Megjithatë, jo në të gjitha edicionet ka rezultuar e suksesshme apo ka pasur ndëshkime të mëdha.

Mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë mes tyre ditëve në vijim. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti: Fryma e Krushevës po zbehet, shqiptarët po margjinalizohen 2 August 2026
OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Filipçes në Kuvend, Talat Xhaferi kthen kërkesën14 September 2021
Dua Lipa publikon këngën për GTA 6, videolojën që gjeneroi 2.3 miliardë dollarë që në ditën e parë të lansimit20 November 2026