ShowBiz
26 November 2026
“Çift leshi”, Valdeti shpërthen ndaj Akilit në Big Brother - Valdrina tenton ta ndalojë

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Valdet Hazirit dhe Akil Varfit në shtëpinë e Big Brother, pas një komenti të këtij të fundit, të cilin e konsideroi fyes ndaj familjes së tij.

I revoltuar nga shprehja ‘çift leshi”, Valdeti ka reaguar ashpër ndaj Akilit, duke ngritur zërin dhe duke i kërkuar të mos bëjë shaka me familjen e tij.

Situata është tensionuar edhe më shumë kur Valdeti ka nisur të bërtasë, ndërsa bashkëshortja e tij, Valdrina, është përpjekur ta qetësojë dhe ta ndalojë.

Megjithatë, ai i ka kërkuar të mos e prekë.

“Ti nuk ke edukatë familjare, që e prek një familje. Të kanë dhënë familja edukatë, vjen i thua dy prindërve që janë familje çift leshi? Mbylle gojën, bën shaka me të tjerët, me mua harro”, i është drejtuar Valdeti, Akil Varfit.

Ai ka vazhduar me kritikat ndaj banorit, duke i thënë: “Marre si të shohin ty, familja jote”.

Përplasja ka krijuar tension në shtëpi, teksa mbetet të shihet nëse raporti mes dy banorëve do të përkeqësohet edhe më tej.



Të ndryshme
Më shumë
Vazhdon përpunimi i votave në Çair, këto janë rezultatet18 October 2021
Aksident trafiku në rrugën Shtip-Koçan, humb jetën një person 8 October 2025
“Shqiponjat” vërshojnë rrugët e Shkupit 2 August 2021