Nga Rajoni
26 November 2026
Dënohet nëna e Monika Kryemadhit, por nuk do të mbajë burg, as vila nuk i sekuestrohet

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për Fatime Kryemadhin, nënën e ish-deputetes Monika Kryemadhi, duke e dënuar me 5 vite burgim për akuzën e pastrimit të parave.

Vendimi është marrë këtë të enjte, më 26 nëntor. Fillimisht, gjykata e dënoi me 7 vite e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit u reduktua në 5 vite.

Megjithatë, për shkak të moshës, GJKKO ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e kaluar Fatime Kryemadhin në shërbim prove për një periudhë prej 2 vitesh.

Fatime Kryemadhi ishte marrë e pandehur në një çështje që lidhet me hetimet për pasurinë e familjes Meta-Kryemadhi. Në përfundim të gjykimit, SPAK kishte kërkuar dënimin e saj me 7 vite e 6 muaj burgim, si dhe konfiskimin e pasurive të konsideruara me burim të pajustifikuar.

Ndërkohë babai i deputetes, Erisa Xhixho, Pirro Xhixho është shpallur i pafajshëm.

 



Të ndryshme
Më shumë
U kritikua për fustanin që veshi në Vatikan, Kim Kardashian ka një përgjigje 2 July 2021
Eriksen do të ketë një pajisje të integruar që shpëton jetë, por gjithashtu mbart një sërë rreziqesh17 June 2021
Derkoski: Rreth 1.8 milionë votues janë në Listë Zgjedhore29 June 2020