ShowBiz
26 November 2026
Stupcat po rikthehen në ekran me program humoristik për Vitin e Ri

Grupi i njohur humoristik “Stupcat” mund të rikthehet në ekranet televizive përmes një bashkëpunimi të mundshëm me Klan Kosovën.

Pas më shumë se pesë vitesh ndarje, “Stupcat” janë bashkuar sërish, duke ngjallur interes të madh te publiku dhe adhuruesit e humorit të tyre.

Ndërkohë, burime të IndeksOnline brenda televizionit bëjnë të ditur se grupi është në negociata me Klan Kosovën për një projekt të mundshëm televiziv.

Ende nuk dihen detaje të tjera rreth marrëveshjes apo formatit të emisionit, por nëse negociatat përfundojnë me sukses, publiku mund t’i shohë “Stupcat” sërish në ekran, kësaj radhe nën logon e Klan Kosovës.

Ndërkohë, kujtojmë që deri me tani asnjëri nga aktorët nuk e ka konfirmuar as mohuar lajmin duke lenë surprizë për fansat.



Të ndryshme
Më shumë
Britania dhe Franca forcojnë praninë ushtarake në Lindjen e Mesme 9 May 2026
Rama komenton nga Vjena vendimin e Greqisë për shtrirjen detare28 August 2020
Vendimi për krerët e UÇK-së, Ambasada e SHBA-së paralajmëron për protesta të mëdha në Kosovë14 September 2026