Nga Vendi
28 August 2020
Gjashtë bombardues amerikan B-52 mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut (FOTO)

Gjashtë avion bombardues amerikanë të tipit B-52 sot do të fluturojnë mbi qiellin e 30 vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo sot është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjell INA.

“SHBA sot do të tregoj përkushtimin e saj të fortë në NATO me gjashtë bombardues B-52, që do të fluturojnë mbi 30 shtetet anëtare. Ata do të jenë të shoqëruar nga dhjetëra fluturake të tjera të Aleancës. Duke punuar bashkë, i përkushtohemi misionit tone thelbësor: shmangien e agresioneve, parandalimin e konflikteve dhe ruajtjen e paqes”, ka shkruar Stoltenberg. (INA)



Të ndryshme
Më shumë
Blerje votash:Reagonë Ministri i Arsimit Arbër Ademi14 July 2020
Gostivari në fazë qetësimi, por uji ende nuk lejohet për përdorim25 July 2026
Kosovë: pesë viktima dhe 118 raste të reja me COVID-1919 July 2020