Sport
26 November 2026
Tifozët turk shfaqen flamurin palestinez në tribuna, përplasen me policinë

Një incident është regjistruar para ndeshjes mes Besiktasit dhe Hapoel Beer Shevas, e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Evropës.

Ngjarja ka ndodhur në Batumi të Gjeorgjisë, ku tifozët e skuadrës turke kishin shpalosur flamurin palestinez në tribunat e stadiumit, para fillimit të takimit.

Reagimi i policisë gjeorgjiane ishte i menjëhershëm, pasi zyrtarët ndërhynë ndaj një tifozi që kishte shpalosur flamurin, duke shkaktuar tension dhe pakënaqësi në tribuna.

Incidenti ka tërhequr vëmendje të madhe për shkak të simbolikës së flamurit palestinez dhe reagimit të autoriteteve në stadium.

Ngjarja ndodhi pak para fillimit të një përballjeje të rëndësishme evropiane, duke krijuar tension në mesin e tifozëve të Besiktasit.

Për më shumë shikoni pamjet.



Të ndryshme
Më shumë
Papa mohon përplasje me Trump, fjalimet në Afrikë të përgatitura më herët18 April 2026
MPB Maqedoni: Është gënjeshtër që nuk ka pasaporta28 June 2021
Altin Krasniqi: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë19 September 2026