ShowBiz
26 November 2026
Bejta nxjerr zbuluar produksionin për raportin me Kledjën? Një video po bën xhiron në rrjetet sociale

Një video e Bejtës në bisedë me Valdetin ka bërë xhiron e rrjetit, pasi këngëtari duket se zbulon disa nga prapaskenat e produksionit.

Gjatë bisedës, Bejta la të kuptohet se dikush nga produksioni po përpiqet t'i imponojë një raport me Kledjën. Megjithatë, ai nuk e shpjegoi drejtpërdrejt situatën, duke lënë vend për interpretime.

“Osht puna që dikush tjetër [produksioni], jo kjo [Kledja] jo unë po e treta, merre me mend bro, atyne që ju kanë thënë [Olechka dhe Fuego] boni diçka, a po kupton? E njëjta veç mua, tani vetë. E vetmja mundësi osht në fund të fundit, me thanë a dini çka? [me e lane lojën]”, i thoshte Bejta Valdetit.

Kjo përmbajtje kërkon pëlqimin tuaj.

Nga gjesti që bëri më pas, i cili u interpretua si një shenjë lamtumire, u krijua përshtypja se ai po mendonte edhe mundësinë e largimit nga loja.

Në ato momente, Valdeti reagoi menjëherë, duke i thënë: “Jo bre ti”.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse biseda konfirmon dyshimet për një ndërhyrje të produksionit në raportin mes Bejtës dhe Kledjës.

Më shumë detaje pritet të kuptohen në ditët në vijim, ndërsa situata mbetet për t'u sqaruar. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
RMV, vetëm nxënësve që kanë nevoja urgjente dëftesat do t’ju ndahen tani, të tjerëve në gusht22 June 2021
Dy zviceranë janë në hasmëri qe 35 vjet, gjithçka nisi për disa shkurre e po vazhdon me bastisje të policisë 9 November 2026
Maqedoni: 23 tetori ditë pushimi për të gjithë qytetarët20 October 2021