ShowBiz
27 November 2026
Moment i pazakontë, Drini Zeqo dhe Ina Pashollari puthen në buzë gjatë emisionit

Një moment i pazakontë dhe krejtësisht i papritur ka ndodhur gjatë emisionit “She’s on AIR”, ku moderatori Drini Zeqo dhe moderatorja Ina kanë shkëmbyer një puthje në buzë, duke surprizuar të gjithë të pranishmit në studio.

E gjithë skena ndodhi gjatë transmetimit, në praninë e moderatoreve të tjera, të cilat e pritën momentin me të qeshura.

Puthja erdhi papritur, duke krijuar një situatë mjaft interesante dhe duke sjellë një atmosferë gazmore në studio.

 

Reagimet nuk munguan as nga kolegët e tyre, ku njëra prej moderatoreve e komentoi këtë moment me fjalët: “Puthja e parë në She’s on AIR”, duke e bërë situatën edhe më argëtuese.

Ndërkohë, pas puthjes, Ina reagoi me të qeshura dhe zbuloi se kjo ishte puthja e saj e parë publike.

Ky moment i papritur u kthye në një nga episodet më të komentuara të emisionit.



Të ndryshme
Më shumë
“Sapo përfundova vizitën me babin”, djali i Jakup Krasniqit sjell mesazhin pas vendimit në Hagë16 September 2026
Shkëndije Mujaj i përkushtohet e tëra fesë: S’ka më foto provokative15 May 2020
Ndalohen në kufi zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, dyshime për përfshirje në “Revolucionin Flamingo” 8 July 2026