ShowBiz
27 November 2026
“Mos ma teshë, bejbi”, Anjeza përplaset me Editën

Anjeza dhe Edita kanë pasur një debat gjatë ditës së sotme, duke krijuar një tjetër moment tensioni mes banoreve të shtëpisë.

Ndonëse ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi përplasjen mes tyre, dyshja janë dëgjuar duke shkëmbyer fjalë me njëra-tjetrën, ndërsa nga pamjet e publikuara vërehet se diskutimi ka qenë i tensionuar.

Në videon që po qarkullon, Edita dëgjohet teksa i drejtohet Anjezës me disa fjalë, duke lënë të kuptohet se nuk i ka pëlqyer mënyra se si është trajtuar gjatë një momenti në shtëpi.

 

“Vini edhe më bëni presion tu hanger bukë, mos mendoni që njerëzit nuk i shohin këto sende”, dëgjohet duke thënë Edita.

Reagimi i Anjezës ishte i menjëhershëm, teksa ajo e akuzoi Editën se po viktimizohej dhe nuk hezitoi t'i kundërpërgjigjej.

Madje, Anjeza vazhdoi me reagimet e saj, duke iu drejtuar sërish banorës me një shprehje që tërhoqi vëmendje gjatë debatit.

“Mos ma teshë zogun, bejbi, zogun mos ma teshë”, u dëgjua Anjeza duke i thënë Editës.

Por përplasja nuk përfundoi vetëm me këto fjalë. Pas diskutimit, Anjeza nisi të këndonte këngën e njohur të Tunës, “Fenix”, një veprim që u vu re edhe në videon e publikuar. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Talebanët vrasin disa njerëz pasi që dolën për të festuar ditën e pavarësisë19 August 2021
Arrestohet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: Nurije Syla dyshohet për shtytje në vrasje24 November 2026
Pse ju dridhen duart dhe gishtat? Katër sëmundje neurologjike që mund të fshihen pas këtij shqetësimi 1 November 2026