Kuriozitete
27 November 2026
I dekoroni shtëpitë për festa që në nëntor? Ja çfarë thotë psikologjia për këtë

Ndonëse dhjetori ende nuk ka nisur, shumë njerëz tashmë kanë dekoruar shtëpitë e tyre me pemën e Krishtlindjeve, drita dhe zbukurime festive. Por, a e dini se dëshira për të dekoruar më herët mund të ketë edhe një shpjegim psikologjik?

Sipas psikoterapistes amerikane Amy Morin, dekorimet e hershme për festat e fundvitit mund të ndikojnë pozitivisht në gjendjen emocionale, pasi rikthejnë kujtimet e bukura të fëmijërisë dhe zgjasin ndjesinë e gëzimit që shoqëron këtë periudhë.

Një nga arsyet kryesore është nostalgjia. Hulumtimet e publikuara në revistën shkencore “Current Opinion in Psychology” tregojnë se nostalgjia mund të forcojë ndjenjën e lidhjes me të tjerët, të shtojë optimizmin dhe t’i japë më shumë kuptim jetës.

Gjithashtu, gjatë muajve të ftohtë, kur ditët bëhen më të shkurtra, dritat dhe atmosfera festive mund të shërbejnë si një mënyrë për të krijuar një ambient më të ngrohtë dhe për të përmirësuar humorin.

Një tjetër studim, i publikuar në “Journal of Environmental Psychology”, zbuloi se njerëzit që dekorojnë pjesën e jashtme të shtëpive të tyre perceptohen nga të tjerët si më miqësorë dhe më të hapur ndaj shoqërimit.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se festat nuk përjetohen njësoj nga të gjithë. Për disa njerëz, ato mund të rikthejnë kujtime të dhimbshme, të shtojnë ndjenjën e vetmisë apo të shkaktojnë stres financiar.

Edhe pse nuk është vërtetuar shkencërisht se personat që dekorojnë në nëntor janë domosdoshmërisht më të lumtur se ata që presin dhjetorin, dekorimet e hershme mund të jenë një mënyrë e thjeshtë për të përjetuar më gjatë emocionet pozitive të festave.

Prandaj, nëse vendosja e pemës që në nëntor ju sjell gëzim, nuk ka arsye të prisni dhjetorin. 



Të ndryshme
Më shumë
An Linde në Shkup, do të takohet me Zaevin dhe Osmanin22 June 2021
Debat politik për migrantët në Maqedoninë e Veriut, LSDM dhe VMRO-DPMNE me qëndrime të kundërta 9 March 2026
Administrativja hedh poshtë të gjitha paditë, KSHZ-ja në fundjavë certifikon rezultatet24 July 2020