Nga Vendi
28 August 2020
Zgjedhjet malazeze, edhe Zaev si Rama me videomesazh: Votoni Gjukanoviçin (VIDEO)

I mandatuari për kryeministër të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, iu drejtua qytetarëve të Malit të Zi dhe i thirri ata të shkojnë në qendrat e votimit të dielën, 30 gusht dhe të votojnë për Milo Gjukanoviç.

“Mali i Zi, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, të udhëhequr nga miku im i mirë Milo Gjukanoviç, u bë anëtar i NATO-s dhe hapi të gjitha kapitujt me Bashkimin Evropian. Ky është një shembull i ndritshëm në një Ballkan tjetër të trazuar”, theksoi Zaev në një videomesazh.

Ai tha se Mali i Zi është në rrugën e duhur dhe se nuk ka alternativë tjetër përveçse të vazhdojë në rrugën drejt bashkësisë së demokracive evropiane. “Ne jemi pjesë e Evropës dhe kështu duhet të sillemi. Kjo është arsyeja pse ju ftoj të dilni më 30 gusht për të votuar…,” tha Zaev, ndër të tjera. /tesheshi.com/

Video:

 



Të ndryshme
Më shumë
Buçkovski: OBRM-PDUKM bëri dëm serioz si në Maqedoni ashtu edhe në Bullgari 8 July 2021
Frika nga COVID-19, Suedia ndalon hyrjen për kosovarët 3 September 2021
Kosova “pushton” kërkimet në Turqi para finales vendimtare për Botërorin 202628 March 2026