Nga Bota
28 August 2020
Shikimi i Melanias mbi Ivanka Trump, video bën xhiron e botës

Është bërë tashmë virale videoja që tregon imazhin e  zonjës së parë të Amerikës, në kohën që Ivanka Trump u ngjit në foltore për të mbajtur fjalën e saj në konventën e republikanëve, ku Donald Trump u prezantuan zyrtarisht si kandidat për president.

Sikurse shihet në video, në momentin që Ivanka është ngjitur të flasë në mbështetje të kandidimit të atit, fillimisht ajo dhe Melania Trump janë përshëndetur ëmbëlsisht.

Por më pas, Melania ka bërë një shikim në dukje aspak dashamirës dhe të tensionuar, gjë që është kapur nga telekamerat e pranishme në sallë.

Videoja tashmë ka bërë xhiron e botës duke marrë miliona klikime, ndërkohë që duket se ajo tregon qartë simpatinë e munguar mes zonjës së parë dhe vajzës së bashkëshortit të saj.

Në fakt sjellim në vëmendje që për ish-modelen nuk është hera e parë që bën skena të ngjashme në publik. Kujtojmë se në disa raste gjatë takimeve të ndryshme, ajo ka refuzuar dorën e zgjatur ndaj saj nga ana e presidentit Trump./Opinion.al



Të ndryshme
Më shumë
Kurti pret Ramën në Prishtinë: “Me mandate të ripërtërira, t’i shërbejmë më shumë kombit”16 February 2026
HISTORIKE/ Tërmet 8 ballë Bayerni turpëron Barcelonën në Champions League 15 August 2020
Kasami: Nuk do të lejojmë ndërtime pa leje në Tetovë25 October 2021