Nga Vendi
29 August 2020
Maqedonia zë vendin e dytë në rajon për numrin e të vdekurve nga Covid 19

Maqedonia e Veriut është në vendin e dytë në rajon sipas numrit të vdekjeve nga Covid 19, ka publikuar në raport agjencia malazeze MINA, informon Zhurnal.

Numrin më të madh të vdekjeve në rajon e ka Sllovenia, në vend të dytë Maqedonia e në vend të tretë Republika e Kosovës.

Përqindja e vdekjeve në Slloveni është 4,69%, në Maqedoni 3,99%, Kosovë 3,84%, Shqipëri 2,96%, Bosnje 2,95% dhe Serbi 2,27%.

Përqindja në Malin e Zi është 1,97 ndërsa në Kroaci 1,86%.

Maqedonia është në vendin e tretë në rajon sipas numrit të rasteve aktive me korona virus në një milion banorë. Në vendin e parë është Mali i Zi, ndërsa në vendin e dytë është Kosova.

Në Malin e Zi ka 7503 të infektuar në 1 milion banorë. Në Kosovë 7342 dhe 7175 në Maqedoni.

Në vendin e katërt është Bosnja e Hercegovina me 5578 në një milion banorë, më pas Serbia me 4480, Shqipëria me 3222, Kroacia me 2417 dhe Sllovenia me 1369, informon Zhurnal.

Numrin më të madh të hospitalizuarve në njëqind mijë banorë e ka Kosova, e më pas Mali i Zi dhe Maqedonia.

Në Kosovë të regjistruar janë 20 të shtrirë në spital në 100 mijë banorë, në Mal të Zi 18, në Maqedoni 15 ndërsa në Serbi 9.

Më së shumti të testuar në një milion banorë ka në Serbi, gjithsej 131889, në vend të dytë është Mali i Zi me 77992 dhe në vend të tretë me 76267.

Në vendin e katërt është Maqedonia me 70674 në një milion banorë, me çka vijojnë Bosnja me 51669, Kroacia me 40617 dhe Shqipëria me 21255 të testuar në një milion banorë.//Zhurnal.mk



Të ndryshme
Më shumë
LSDM dhe OBRM-PDUKM në raundin e dytë do të garojnë në 25 komuna, partitë shqiptare në dhjetë19 October 2021
Kurti prin me mbi 117 mijë vota, Konjufca e Haxhiu e ndjekin nga afër 9 June 2026
Ndryshojnë rregullat në pikëpagesa, korsitë M Tag vetëm për përdoruesit e pajisjes elektronike20 June 2026