Nga Vendi
30 August 2020
Maqedoni, Fillimisht i iku policisë, pastaj kaloi me shpejtësi kufirin me Shqipërinë

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut raportoi se një veturë “Golf” nuk ka respektuar sinjalin e policisë për ndalesë në Resnjë, transmeton Portalb.mk.

“Më 30 gusht, në ora 01:38, në Resnjë në rrugën “Korçulanska”, tek vendi i ashtuquajtur “Granit”, pas sinjalizimit të punonjësve policorë, nuk është ndalur vetura “Golf” me tabela të Ohrit”, raportoi policia.

Policia gjithashtu sqaroi se kjo veturë pastaj dunshëm ka kaluar me shpejtësi të madhe në kalimin kufitar Stenje. Ai gjatë kalimit kufitar ka thyer edhe traun për ndalesë. Pikërisht me shpejtësi është futur edhe në territorin e Shqipërisë.

 

“Rreth orës 02:25, rreth një kilometri nga kufiri, vetura është gjetur në territorin e Republikës së Shqipërisë”, raportojnë nga policia, duke sqaruar se po punohet në zbardhjen e rastit.



Të ndryshme
Më shumë
Melinda e përmendi, reagon Elvana!28 July 2021
Del para gjykatës gruaja që vrau pesë fëmijët e saj kur kuptoi se burri kishte një të dashur15 June 2021
Procesi i votimit në Saraj vijon normalisht, qytetarët respektojnë masat15 July 2020