Nga Rajoni
31 August 2020
Situatë kritike me shumë raste të reja dhe humbje jete, publikohen shifrat e fundit nga Kosova

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 120 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 452 mostrave, raporton Express.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 30 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Rahovec 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Suharekë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 9 pacientë kanë ndërruar jetë nga Covid 19.

Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik.

Numri total i personave që kanë ndërruar jetë nga Covid 19 në Kosovë ka arritur në 525 raste të vdekjes.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes.



Të ndryshme
Më shumë
“Monstra”, prokuroria kërkon paraburgim për Agim Ismailoviq dhe Fejzi Azirin13 November 2020
Reagojnë nga Serbia pas deklaratës së presidentit turk për njohje të reja për Kosovën21 July 2021
Kriza energjetike, Rama: Jemi përgatitur për ta përballuar19 October 2021