ShowBiz
31 August 2020
Luana Vjollca do të bëhet imazh i firmës së njohur ndërkombëtare

Moderatorja Luana Vjollca vetëm 2 javë pasi publikoi super projektin me këngëtarin latin Jay Santos është gati për të tjera suksese.

Në Instagram, Luana ka zbuluar se po përgatitet për një projekt të ri, ndërsa nuk kanë munguar fotot e videot nga seti fotografik që ka bërë.

Megjithëse moderatorja ka preferuar të tregohet diskrete lidhur me këtë pjesë, sekreti s’është mbajtur dot i fshehtë për më gjatë!

Mediat kanë zbuluar se Luana po përgatit një set fotografik për firmën e famshme ndërkombëtare “Guess”, pasi është zgjedhur si imazhi i saj.

Epo, do t’i kënaqen sytë të gjithëve kur të shohin bukuroshen shqiptare, e cila nga dita në ditë po na befason me sukseset e saj.



Të ndryshme
Më shumë
Avokati i Popullit: Zbatimi i Ligjit për Specialen do të ketë sfida 9 October 2026
Rama tregon pse nuk erdhi në Kosovë siç kishte premtuar vitin e kaluar10 January 2024
Në Qafë Thanë arr estohen dy shtetas të Maqedonisë 5 August 2020