Teknologji
2 September 2020
Vendoset rekordi i ri për shpejtësinë e internetit

Interneti ka transformuar jetët e njerëzve në një mënyrë të jashtëzakonshme dekadat e fundit. Teknologjia vijon të përmirësohet dita-ditës dhe kërkuesit kanë vendosur një rekord të ri për shpejtësinë e internetit.

Ata arritën të vendosnin një shpejtësi prej 178 terrabits-e për sekondë gjatë dërgimit të disa informacioneve. Rekordi i mëparshëm ishte 5 herë më i ngadaltë.

Ishin disa shkencëtarë në Japoni që bënë arritjen e jashtëzakonshme. Me shpejtësinë e re mund të shkarkohen 1500 filma 4K në sekondë, të cilat kanë një madhësi prej 15 Gigash.

Sipas Science Alert, rekordi i ri mund të përdoret shumë kollaj edhe tek përdoruesit e thjeshtë. Për shkencëtarët që vendosën rekordin, shpejtësia e internetit mund të përçohet edhe përmes fibrave optike.



Të ndryshme
Më shumë
Për gjashtë orë 63 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në Tetovë dhe Gostivar21 June 2021
Dënimi ndaj serbit që dhunoi një shqiptare gjatë luftës, reagon Albulena Haxhiu 5 July 2021
“Meqë shteti shkatërroi shkollat, ata po shkatërrojnë shtetin”, Ben Blushi për protestat në Shqipëri18 October 2026