ShowBiz
2 September 2020
Enca tregon arsyen pse duhet patjetër një i dashur

Jetojmë në një epokë dixhitale, ku gjëja primare për shumicën e njerëzve, janë bërë rrjetet sociale.

Për shumë vajza dhe djem fotot janë bërë shumë të rëndësishme në ditët e sotme. Rrjeti social “Instagram”, është një nga rrjetet më popullore në mbarë botën dhe të gjithë janë të prirur të hedhin aty sa më shumë foto nga përditshmëria dhe pushimet e tyre.

Por një problem i madh është se jo çdokush pranon t’i bëjë shokut apo shoqes foto. Për këtë çështje, këngëtarja e njohur Enca, ka gjetur një zgjidhje.

Ajo ka filmuar një çift në një pishinë, ku djali shihet duke i bërë foto vajzës duke marrë poza të ndryshme.

Videon e ka hedhur në “Instastory” dhe shkruan: “Ja pse na duhet i dashuri”, ndërkohë dëgjohet duke thënë: Arsyeja kryesore pse duhet një i dashur në jetë, sepse përndryshe kush mund të më bëjë foto. Nëse s’më bën ai, asnjë s’më bën. “Kush do bëhet i dashuri im kur të kem photoshoot”, ka shkruar ajo mbi videon e dytë. 



Të ndryshme
Më shumë
Rusia dhe Ukraina përplasen për sulmin ndaj manastirit historik në Kiev15 June 2026
MPB: Në Prilep janë ndaluar dy persona për “blerje votash dhe ndikim në votime”19 October 2025
Gjermania vendos masa më të ashpra për të frenuar COVID1928 August 2020