Sport
2 September 2020
Kosova kryen tamponët në Shqipëri përpara sfidës me Moldavinë

Testimet për Covid-19 u kryen edhe nga përfaqësuesja e Kosovës, e cila u ndal në Kukës gjatë udhëtimit për në Itali, atje ku do të zhvillojë ndeshjen me Moldavinë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Fatmirësisht asnjë prej pjesëtarëve të ekipit nuk është bartës u shpreh presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi. Ai tregoi gjendjen e grupit dhe shanset që përfaqësuesja dardane ka për të avancuar në këtë turne.

Kosova ndodhet në grupin e tretë, të Ligës C. Krahas Moldavisë, kundërshtarë të tjerë të përfaqësueses fqinje janë edhe Greqia e Sllovenia.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, nëse nuk dëshironi regjistrues të pavaksinuar do të vijë një i vaksinuar 2 September 2021
Berisha: Mosbesimi është i dyfishtë në momentin që Qeveria vendosi të angazhojë ekspertë të huaj15 September 2021
Mali i Zi pritet t’i mbyllë kapitujt më 2026, nënshkrimi i marrëveshjes së anëtarësimit në BE në qershor 2027 3 November 2026