ShowBiz
2 September 2020
Stresi me Kur’an në duar: Ndoshta nuk jam në rrugën që ti Zot dëshiron të më shohësh, por…

Stresi është një ndër emrat më të përfolur të estradës, si për jetën profesionale ashtu edhe për atë private.

Përmes rrjeteve sociale, reperi tregon për më të rejat rreth tij, ndërsa nuk i kursen edhe postimet që kanë të bëjnë me aktualitetin në vend e gjëra të tjera.

Në postimin e fundit, reperi u shfaq me librin e shenjtë Kur’anin në duar, ndërsa shkroi edhe disa fjalë me të cilat i drejtohet Zotit.

 

“Ndoshta nuk jam në rrugën që ti i madhi Zot do me m’pa, por veç mirë kam bo. Në besë nuk kam pre spiunuar kurrë. Mirë kam bërë po aq shumë sa dhe veten kam lënë mbas dore, por një gjë është e sigurt, besimi në ty 1000 për qind”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Stresi së fundi ka finalizuar bashkëpunimin me Morena Tarakun, i cili pritet të publikohet shumë shpejt. /Lajmi.net/



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë, deri në ora 17:00 vetëm një e treta e qytetarëve kanë realizuar të drejtën e votës15 July 2020
Trump propozon Eric Wendt për ambasador në Shqipëri, ish-komandanti i NATO-s me mbi 30 vite karrierë ushtarake13 April 2026
22-vjeçarja ndërron jetë pas operacionit për të zvogëluar të pasmet 8 October 2021