Nga Vendi
2 September 2020
Ali Ahmeti përfundon dëshminë pas tetë orësh

Pas tetë orësh ka përfunduar intervistimi i kryetari të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti.  Ahmeti është paraqitur mëngjesin e sotëm rreth orës 9:30 në mjediset e EULEX-it për të dëshmuar rreth veprimtarisë së tij gjatë luftës dhe ka qëndruar aty deri në ora 17:30. Kreu i BDI-së është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa intervistimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme. Ahmeti është marrë në pyetjes si një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete, ndërsa më herët pati deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së.



Të ndryshme
Më shumë
Në mesin e viktimave në Tetovë edhe një mjek! 9 September 2021
“Shtetësia”, Zaev: Besoj se Kuvendi do të gjej zgjidhje, pavarësisht bllokadave15 June 2021
Fazliu me akuza të forta, Drejtësia nuk ekziston, Rruga e Arbërit është vetëm ajo e Lëvizjes Arbëria27 February 2026