Nga Rajoni
3 September 2020
Daçiq për takimin në Shtëpinë e Bardhë: Hap përpara ose debakël

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se nëse takimi i përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë do të jetë një hap përpara ose një debakël në dialog varet nga kush se çka pret nga takimi.
Kryediplomati serb tha se Serbia është për marrëveshje dhe negociata, por jo dhe për një ultimatum.

“Presioni mbi shtetin dhe mbi njeriun personalisht do të jetë i madh, me shantazhe, kërcënime për të ardhmen e tij dhe të gjithë vendin, por unë gjithashtu e di se si reagon Aleksandar Vuçiq ndaj kësaj. Kështu që unë nuk e këshilloj që të shkojë përmes ultimatumit në rastin e Serbisë dhe Vuçiqit, që nuk është mënyra për të zgjidhur problemin, ne jemi për bisedime dhe marrëveshje, por nuk pranojmë ultimatume”, shto Daçiq, raporton Tanjug.



Të ndryshme
Më shumë
Lotina me urim emocional për ditëlindjen e Mozzik: Krejt çka du prej jetës, tërë jetën29 September 2026
Raportuesit e PE-së: Fushata, pa kërcënime30 June 2020
Shakira me shaka fajëson vjehrrën për “dukjen e tmerrshme të vitit 2012” 1 July 2021