Sport
5 September 2020
Super Shqipëria, e fillon me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka arritur fitore prej 0-2 kundër Bjellorusisë në Minsk për ta nisur kështu me fitore Ligën e Kombeve

Kombëtarja shqiptare, e drejtuar nga Edi Reja ka vazhduar me rezultate pozitive, kësaj radhe duke e mposhtur Bjellorusinë me rezultat 0-2.

Shqipëria e nisi pjesën e parë shumë mirë, duke e qarkulluar topin dhe duke e pasur posedimin.

Goli i parë erdhi në minutën e 23-të dhe ishte një supergol i shënuar nga Sokol Çikalleshi me të majtën e tij.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin minimal të Shqipërisë.

Në pjesën e dytë, Bjellorusia tentoi të rikthej por pa rezultat.

Për ta vulosur këtë ndeshje, erdhi goli i Keidi Bares në minutën e 78-të që i jepi siguri Shqipërisë.

Pas golit të dytë Shqipëria vazhdonte ta kontrollonte ndeshjen dhe kështu ta fillojë me fitore Ligën e Kombeve.

Me këtë fitore, Shqipëria prin në grupin e 4 të Ligës C te Kombeve. Pas Shqipërisë është Kazakistani që sonte mposhti Letoninë me rezultat të njëjtë. /GazetaExpress/



Të ndryshme
Më shumë
Shuhet aktori italian Remo Girone 4 October 2025
Zgjedhjet, vazhdon “fushata” përmes përgjimeve 2 July 2020
Mercedes-Benz nis punën me porosi, blini veturën e ju vjen me transport falas15 May 2020