Nga Vendi
10 September 2020
Kreditorët e bankës Eurostandard kërkojnë dëmshpërblim nga shteti i Maqedonisë

Shteti tërësisht t’i dëmshpërblejë kursyesit e bankës Eurostandard që kanë kursime mbi 30 mijë euro e më pas të paguajë nga masa falimentuese, kërkojnë nga Shoqata e kursyesve të dëmtuar.

Sipas tyre, urgjent duhet të gjendet zgjidhje ligjore që paratë që i kanë kursyer në këtë bankë, t’u kthehen.

Në këtë shoqatë janë 300 nga gjithsej 700 kursyes që nuk do të dëmshpërblehen tërësisht, pasi paratë e kursyera tejkalojnë mbi 30 mijë euro.

“Kërkojmë zgjidhje të menjëhershme të problemit duke sjellë zgjidhje ligjore me të cilën shteti do të marrë përsipër kërkesat tona të personave fizik dhe juridik të Bankës Eurostandard dhe do të na kompensojë plotësisht me para, dhe më pas shteti t’i mbledh ato nga masa e falimentimit. Për kërkesën tonë, ne paraqitëm një projektligj në takimin me Kryeministrin Zoran Zaev dhe Zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi- Dejan Nikolovski – Shoqata e kreditorëve të dëmtuar.



Të ndryshme
Më shumë
Rasti në Siniçan, Spasovski: Pse një prokuror duhet t’i paraqitet kryeministrit30 July 2020
LSDM: I rremë është koncepti i ri i OBRM-PDUKM-së dhe për këtë shkak do i pret disfatë e re nga qytetarë25 June 2021
“Tesla”, një çmenduri nën ujë13 September 2021