Nga Vendi
13 September 2020
Mickoski paralajmëron protestë për ditën e martë, do të protestohet për Goce Dellçevin

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot pasdite bëri të ditur se të martën do të ketë protestë të re në ora 18:30.

Protesta do të fillojë nga Ministria e Drejtësisë dhe do të vazhdojë përmes urës ‘Goce Dellçev” për të përfunduar para MPJ-së.

“Kjo është protestë e popullit, qëllimi është për BE, për Maqedoninë, për Dellçevin. Goce Dellçevi është linja e kuqe e dinjitetit tonë. Dellçevi kuptonte botën si fushëbetejë kulturore ndërmjet popujve”, thotë Mickoski.

Sipas tij, Goce Dellçevi është themeli i maqedonizimit ndërsa Qeveria duhet ta ketë parasysh se sa e rëndësishme është figura e tij./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Albërie Hadërgjonaj përfundimisht pjesë e BigBrother28 September 2021
Mickoski: Dy miliardë denarë për investime në arsim17 June 2025
Aksident tragjik në autostradën Tetovë-Shkup, të paktën tre viktima31 July 2025