Nga Vendi
13 September 2020
Artan Grubi thotë se brohoritjet e sotme kundër shqiptarëve nuk kanë vend në shoqërinë tonë të re

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka reaguar në lidhje me thirrjet kundër shqiptarëve të tifogrupit maqedonas ‘Komitët’.

Grubi shkruan se gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme të disa të rinjve në mes të Shkupit duhet të dënohen.

“Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërinë e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike. Indoktrinimi i rinisë dhe intoleranca etnike janë me afat të skaduar”, shkruan Grubi.



Të ndryshme
Më shumë
Bidenin e shfaqin me veshje talebane në bilbordat e SHBA-së17 September 2021
Fehmiu e Xheva janë të pashembullt në historinë moderne të kombit27 September 2021
Vdes aktorja e njohur shqiptare22 October 2021