Nga Vendi
13 September 2020
Zaev: Mickoski është mbrojtës i krimit dhe padrejtësisë

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e protestës për ditën e martë për figurën e Goce Dollçevit që e bëri të ditur kreu i OBRM-PDUKM*së, Hristijan Mickoski.

“Dellçev është luftuar për drejtësi sociale, ndërsa Mickoski është mbrojtës i krimit dhe padrejtësisë. Këto të dy assesi nuk shkojnë bashkërisht”, shkruan Zaev në ‘Facebook’.

Ai shton se Mickoskit këtë ia kanë bërë të ditur qytetarët e Dellçevës të cilët mposhtën OBRM-PDUKM-në me më shumë se 1.000 vota në zgjedhjet e fundit.

Ndryshe, partia më me madhe opozitare tashmë ka nisur me protestat e vjeshtës që i paralajmëroi javë më parë. Javën e kaluar OBRM-PDUKM protestoi dy herë kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, përkatësisht të martën dhe të premten, ndërsa për këtë javë do të protestojnë për Goce Dellçevin dhe figurën e tij./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Policët pranojnë parregullsi në kontrollet e diskotekës “Puls” në Koçan20 April 2026
Vetëdorëzimi i Përparim Bajramit, Toshkovski: Të gjithë të arratisurit do të dalin para ligjit 9 September 2026
Hungaria dënon distributorin e librit për fëmijë që paraqet familje homoseksualësh 7 July 2021