Nga Vendi
14 September 2020
Osmani në takim me ambasadorin e ri të Sllovenisë: Marrëdhëniet miqësore do të vazhdojnë edhe më tej

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot i pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i sapoemëruar i Sllovenisë, Milan Predan.

“Më lejoni t’ju përgëzoj për marrjen e funksionit të ri dhe po ashtu t’ju dëshiroj punë të frytshme dhe bashkëpunim të suksesshëm, me çka, edhe më tej do të përforcohen marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Me paraardhësin tuaj Milan Jazbec, kishim një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, dhe ju siguroj që në periudhën e ardhshme, do të keni mbështetje të plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që të vazhdojmë t’i zhvillojmë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve”, theksoi Osmani, duke potencuar kështu mirënjohjen e Qeverisë dhe të vendit, për mbështetjen dhe ndihmën e jashtëzakonisht bujare të cilën Sllovenia e siguroi gjatë kohës së valës së parë të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Në kuadër të takimit u shpreh edhe kënaqësia nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet dy vendeve mike, ndërsa u shkëmbyen po ashtu edhe mendime rreth ndodhive aktuale dhe situatës në rajonin tonë.

Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të cilën Republika e Sllovenisë ia jep Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian si dhe për anëtarësimin tani më të plotë në NATO, duke theksuar se si vend mik, Maqedonia e Veriut konsideron në vazhdimësinë e mbështetjes nga ana e Sllovenisë lidhur me aspiratat tona kundrejt BE-së.

Në takim u theksuan përpjekjet e përbashkëta për zhvillim të mëtutjeshëm dhe thellim të marrëdhënieve gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve në të gjitha sferat me interes të përbashkët, të cilat edhe aktualisht shënojnë nivel të lartë të bashkëpunimit./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Akuzohet se vrau një mësuese në Londër, dalin detaje se kush është shqiptari dhe si ndodhi vrasja e saj28 September 2021
Khamenei kërcënon me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, rriten tensionet mes Iranit dhe SHBA12 March 2026
Sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Maqedoni27 September 2021