Nga Vendi
14 September 2020
Zv/Kryeministri Grubi takoi ambasadoren e Malit të Zi Petroviq

Zv. Kryeministri i parë Grubi takoi ambasadoren e Malit të Zi Petroviq: NATO dhe BE vlera që respektojmë bashkë

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në kabinetin e tij takoi Ambasadoren e Malit të Zi znj.Marija Petroviq.

Grubi dhe Petroviq konfirmuan se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mes vete kanë një miqësi dhe bashkëpunim të mirë, respektojnë të njëjtat vlera, përkatësisht Bashkimin Evropian dhe NATO-në.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut ka një rol të rëndësishëm dhe konstruktiv në avancimin e marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe njëherësh është shembull i mirë ku qytetarët treguan pjekuri demokratike dhe vendosën që sundimin i ligjit dhe vlerat demokratike të mos ndalen.

znj.Marija Petroviç falënderoi z.Grubi për përkrahjen që Republika e Maqedonisë së Veriut ia jep Malit të Zi në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ambasadorja e Malit të Zi znj.Marija Petroviç dhe zëvendës kryeministri i parë z.Artan Grubi ranë dakord që të dy vendet të vazhdojnë në mbajtjen e marrëdhënieve të mira dypalëshe dhe me këtë të përforcohet dhe bashkëpunimin ekonomik.



Të ndryshme
Më shumë
24 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar 9 July 2021
Mësuesi i martuar amerikan paraqitej si adoleshent për t’i bindur vajzat që t’i çojnë foto intime23 June 2021
Shtyhet seanca kryesore për rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan13 January 2026